Të enjten pritet të mbajë mot i ftohtë, i karakterizuar kryesisht nga vranësira dhe reshje bore herë pas here. Këto reshje pritet të jenë më intensive gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes.
Gjatë pasdites, reshjet pritet të dobësohen dhe gradualisht të ndërpriten, ndërsa vranësirat do të fillojnë të tërhiqen nga veriu drejt jugut. Deri atëherë, reshjet e borës do të mbeten të përqendruara kryesisht në jug të vendit, me intensitet të ndryshueshëm. Në përgjithësi, nuk parashikohen shtresa të larta bore.
Në mbrëmje pritet mot i kthjellët dhe acar i fortë.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej -6 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -3 deri në -1°C. Në mbrëmje, pas kthjellimit të motit, temperaturat pritet të zbresin rreth -10°C.
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeve...
Falsifikuan dokumente për pronat që shitën, arrestohen katër...
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit