Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre.
Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, në bashkëpunim me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot është realizuar evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara.
‘Bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara. Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj