Dy raste të vdekjeve po hetohen nga policia e Kosovës, njëri rast në Prishtinë e tjetri në Malishevë.
Rasti i parë që po hetohet nga policia ka të bëjë me vdekjen e një shtetasi të huaj në Prishtinë.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa një tjetër person sipas policisë është raportuar se është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, që pastaj me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“NN. Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ky është numri i ulëseve që siguruan partitë në Kuvend
Një grua nga Graçanica dyshohet se mori 100 euro false nga b...
Besian Mustafa komenton zgjedhjen e Hashim Thaçit si preside...
Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje dhe fajtorë imagjinarë
Martinelli kërkon falje pasi shtyu lojtarin e lënduar të Liv...
Qindra mijëra mbesin pa rrymë, teksa stuhia Goretti godet Ev...