Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari A. Rama, i cili ka njoftuar se në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime ka gjetur një portofol të humbur.
Sipas njoftimit, në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i portofolit, ku janë gjetur:
– një patentë shoferi
– një letërnjoftim
– një kartelë bankare
– para në vlerë prej 90.65 euro.
Pas verifikimeve, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për tërheqjen e portofolit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A. Rama për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me policinë, duke e vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë të qytetarisë dhe përgjegjësisë shoqërore./Arbresh.info
Osmani pas takimit me Ulutashin: Siguria garantohet me partn...
Joshua thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të dy miqëve të t...
Mot i ftohtë dhe ngrica, Komuna e Prishtinës paralajmëron mu...
Aksioni në BKS, Policia: U arrestuan 39 persona dhe u sekues...
AKB: Zjarri në fabrikën e Gjakovës alarm serioz për sigurinë...
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...