Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të kësaj të premte (2 janar), në kryqëzimin e rrugëve Lavriou dhe Sounio, pranë stadiumit Markopoulos. Automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 23-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe i bllokuar në mjet. Në vendngjarje ndërhynë pesë zjarrfikës me dy mjete zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tij nga automjeti.
I riu u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore Markopoulou dhe më pas në spitalin “G. Gennimatas”, ku fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Autoritetet policore po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes./rtsh
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i kombëtares, humb m...
Hargreaves: Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgj...
Atletico nuk dorëzohet për Alvarezin, PSG dhe Arsenali futen...
Fushata zgjedhore, KPK kërkon të shmangen deklaratat që ceno...
Jeronimo Sarin emërohet kryetrajner i Sigal Prishtinës
Igball Jashari prezantohet tek Drita