Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër pas diagnostikimit me çrregullim të ritmit të zemrës.
Ish-trajneri i Chelseas, kishte planifikuar prej kohësh këtë operacion të vogël. Sarri u diagnostikua me fibrilacion atrial, një problem i zakonshëm i ritmit të zemrës. Simptomat përfshijnë rrahje të parregullta të zemrës, ndjesi shtrëngimi ose dhimbje në kraharor, mungesë frymëmarrjeje, marramendje ose ndjenja të lehta të pafuqisë.
Ai iu nënshtrua një procedure transkateter ablation, një teknikë që synon shkatërrimin e indeve elektrike të gabuar në zemër.
Lazio ka dhënë detaje për trajnerin e saj, përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.
“Trajneri Maurizio Sarri, pas diagnostikimit me fibrilacion atrial, ka kaluar me sukses operacionin transkateter ablation duke përdorur teknologjinë PFA në Poliklinikën Tor Vergata. Operacioni u krye nga Profesori Andrea Natale, një pionier ndërkombëtar me mbi tridhjetë vite eksperiencë në trajtimin e kësaj gjendjeje. Mjeku i skuadrës së Lazios, Dr. Italo Leo, ishte prezent gjatë ndërhyrjes. Trajneri do të rifillojë menaxhimin normal të ekipit në ditët e ardhshme. Lazio dhe trajneri falënderojnë Poliklinikën Tor Vergata dhe ekipin e Profesor Natale për profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të kujdesit të ofruar për të gjithë pacientët çdo ditë”, thuhet në njoftim.
Sipas gazetës Gazzetta Dello Sport, Sarri pritet të qëndrojë në spital rreth 24 orë pas operacionit dhe mund të rikthehet shumë shpejt në stërvitje.
Trajneri do të mungojë për tre ditë stërvitore, të cilat do të udhëhiqen nga ndihmësi i tij Marco Ianni, por pritet të rikthehet që nga dita e premte. Ai mund të drejtojë ekipin edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj klubit të tij të mëparshëm, Napoli, të dielën.
Lazio momentalisht zë vendin e tetë në Serie A, me ekipin e Sarrit që ka shënuar 6 fitore, 6 barazime dhe 5 humbje këtë sezon. Ky është mandati i dytë i Sarrit te Lazio, pasi u rikthye në klub verën e kaluar, 15 muaj pas dorëheqjes së tij të mëparshme.
Sarri është një trajner me përvojë të madhe ndërkombëtare, duke përfshirë udhëheqjen e Chelseat drejt fitimit të Europa League në 2019 dhe fitimin e titullit të Serie A me Juventusin një vit më vonë./Arbresh.info
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...