Dy persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti masiv, që përfshiu mbi 50 automjete në një autostradë në Japoninë qendrore, njoftoi policia lokale.
Ngjarja ndodhi pasi dy kamionë u përplasën, duke shkaktuar një reaksion zinxhir që përfshiu dhjetëra mjete të tjera. Si pasojë, të paktën 10 automjete u përfshinë nga flakët. Mes viktimave është një grua 77-vjeçare nga Tokio, ndërsa një trup tjetër u gjet në kabinën e një kamioni të djegur plotësisht.
Pesë persona raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 21 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Në momentin e aksidentit ishte në fuqi një paralajmërim për reshje të dendura bore. Sipas Policisë, sipërfaqja e rrugës, e mbuluar me akull, dyshohet se ka bërë që kamionët të rrëshqasin, duke shkaktuar përplasjen fillestare.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:30 me atë vendore, më 26 dhjetor, në autostradën Kan-Etsu, në zonën Minakami të prefekturës Gunma, rreth 160 kilometra në veriperëndim të Tokios. Zjarri i shkaktuar nga përplasja u shua pas rreth shtatë orë e gjysmë.
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00
Votimi i organizuar në veri, Elshani: Jemi në kontakt me KQZ...