Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se përveç shtesës së njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë, qysh në fillim të mandatit të ardhshëm do të ofrohet edhe mbështetje për disa grupe të tjera.
Postimi i plotë:
Përveç mbështetjes së fëmijëve dhe pensionistëve me shtesën e njëhershme prej 100 eurove, qysh në fillim të mandatit të ardhshëm do të kemi edhe:
– mbështetjen e studentëve,
– mbështetjen të punësuarve në sektorin privat,
– rikthimin e masës për subvencionimin e atyre që kursejnë energjinë elektrike.
Kjo mbështetje do të bëhet në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 e cila do të miratohet në kuadër të 5 vendimeve të para të Qeverisë Kurti 3./Arbresh.info
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...