Dy persona janë therur mbrëmjen e së mërkurës në Vushtrri, si pasojë e një përleshjeje.
Sipas raportit të Policisë, rreth orës 19:00, në rrugën “Pandeli Sotiri”, dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi ishin sulmuar dhe therur me thikë nga tre persona të dyshuar.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nën veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar tretman mjekësor pasi ishin therur me thikë nga tre persona të dyshuar meshkuj. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...
Maqedonci u bën thirrje të rinjve të aplikojnë për rekrutim ...