Ylli brazilian Neymar, i rikthyer në Santos këtë vit, u nënshtrua me sukses këtë të hënë një artroskopie për të korrigjuar një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.
Operacioni u krye në spitalin privat Mater Dei Nova Lima, në Belo Horizonte, nga doktor Rodrigo Lasmar, mjeku i përzgjedhur i Kombëtares braziliane.
“Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe lojtari është mirë”, njoftoi shkurt Santos, klubi ku Neymar u formua dhe ku u riktheu këtë sezon.
Ai pritet të lirohet nga spitali të njëjtën ditë dhe menjëherë të nisë procesin e rehabilitimit, i cili do ta mbajë larg fushave për të paktën një muaj.
Në të njëjtën kohë, Neymar do të vendosë për të ardhmen e tij, pasi kontrata me Santos përfundon më 31 dhjetor.
Sipas mediave braziliane, negociatat po vazhdojnë dhe drejtuesit e klubit shpresojnë që ai të rinovojë të paktën deri në Botërorin e 2026.
Pavarësisht se ende nuk është thirrur nga trajneri aktual i Brazilit, Carlo Ancelotti, Neymar është i bindur se do të bëjë pjesë të skuadrës për Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në një koncert të mbajtur të shtunën në São Paulo, Neymar deklaroi se është gati për Botëror.
“Do të bëjmë të pamundurën për të sjellë titullin e gjashtë botëror për Brazilin. Përqendrimi është maksimal”, deklaroi ai.
Që nga rikthimi i tij në Santos në janar, Neymar ka luajtur 28 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe dhënë 4 asistime.
Ai luajti rol kyç në fund të sezonit për të shpëtuar ekipin nga rënia në divizionin e dytë./Arbresh.info
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...
Haxhiu priti ambasadorin britanik, në fokus zgjedhjet dhe st...
Gjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ram...
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për në...
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...