Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se teknologjia dhe inovacioni po i japin kahje ekonomisë së re të Kosovës.
Hamza takoi vajzat dhe djemtë e këtij sektori që po krijojnë zgjidhje të reja në fushat e Inteligjencës Artificiale, sigurisë kibernetike dhe printimit 3D, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai u zotua se si kryeministër do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët tanë.
Postimi i plotë:
Një vizitë në ICK, sepse teknologjia dhe inovacioni po i japin kahje ekonomisë së re të Kosovës.
Vajzat dhe djemtë e këtij sektori po krijojnë zgjidhje të reja në fushat e Inteligjencës Artificiale, sigurisë kibernetike dhe printimit 3D. Madje, edhe një pjesë e fushatës sime është duke u gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për inovacionin dhe të ardhmen.
Si kryeministër, do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët tanë./Arbresh.info
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...