Një situatë e pazakontë është shënuar sot në Obiliq, ku procesi mësimor është ndërprerë në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri”.
Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, ndërprerja e mësimit ka ardhur si pasojë e një lëshimi nga ana e punëtorit përgjegjës për ngrohje, i cili ka harruar të aktivizojë sistemin e ngrohjes. Si rrjedhojë, për shkak të temperaturave të ulëta në ambientet shkollore, është marrë vendim që mësimi të pezullohet.
Në njoftim thuhet se Drejtoria e Arsimit në komunë është informuar me vonesë për rastin, por menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor në ditët në vijim.
Komuna i kërkuar ndjesë prindërve dhe nxënësve për shqetësimin e shkaktuar, duke i falënderuar njëkohësisht për mirëkuptimin.
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...