Real Madrid përballet me një situatë shumë të komplikuar para ndeshjes së madhe të së mërkurës kundër Manchester Cityt në “Santiago Bernabéu”.
Në një situatë të palakmueshme është edhe trajneri madrilen Xabi Alonso i cili mund të shkarkohet në rast të një rezultati negativ, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para këtij takimi në konferencë për media ka dal trajneri Pep Guardiola, ku ndër të tjera ka folur edhe për Xabi Alonson.
“Ta menaxhosh Real Madridin është puna më e vështirë në futboll. Nëse do të kisha performuar si sezonin e kaluar si trajner i Real Madridit, do të isha shkarkuar për 6 muaj”, tha fillimisht ai.
Më tej u ndal të flas për homologun e tij, ku e pati edhe një këshillë për të.
“Xabi Alonsos i uroj më të mirat. Ai mund t’i kthejë gjërat në Real Madrid. Kemi pasur shumë përvoja dhe kujtime bashkë dhe jemi shumë të afërt. Me të vërtetë e dua dhe e vlerësoj atë.”
“Ndonjë këshillë për Alonson? T’i bëjë gjërat në mënyrën e tij”, u shpreh Guardiola.
Ky është sezoni i pestë me radhë që këto dy skuadra përballen mes vete në faza të ndryshme të garës, dhe golat e spektakli nuk ka munguar asnjëherë./Arbresh.info
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë