Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, sot në shoqërimin e bashkëpunëtorëve priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, bashkë me kabinetin e tij, në shoqërimin e Sh.T.Z. Petrit Malaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Presidenti Begaj e uroi kryetarin për mandatin e katërt si Kryetar i Komunës, ndërsa biseduan edhe për temat që na lidhin si dy shtete dhe një komb i vetëm: për sigurinë, për kulturën, për ekonominë dhe për misionin tonë të përbashkët për të ruajtur e për të përforcuar vlerat kombëtare kudo ku jetojnë shqiptarët, transmeton Arbresh.info
Latifi theksoi rolin dhe vlerat kombëtare të Rahovecit, komunë që historikisht i ka dhënë shumë vendit. Po ashtu tregoi për arritjet, sfidat dhe sukseset, si dhe pasurinë bujqësore e kulturore që e bëjnë Rahovecin një komunë me potencial të madh zhvillimor.
Në shenjë nderimi të lartë institucional dhe atdhetar, i dorëzoi Presidentit dekoratën “MEDALJA E LIRISË”, me motivacionin: “Për kontributin atdhetar e humanist, për rolin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare në të gjitha etapat e historisë sonë, për angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin kombëtar e ndërkombëtar të çështjes shqiptare, si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike në trojet etnike shqiptare.”/Arbresh.info
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Komuna e Istogut ndan afro 15 mijë euro për dekorim të qytet...
Vuçiq: Vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bash...
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2...
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
Qyteti kanadez i Mississauga-s miraton rezolutë mbi gjenocid...