
Screenshot
Pas lajmit që u publikua dje për bashkimin e Alba Vukajt dhe Lumbardh Salihut, sot vijnë detajet e para vizuale nga sheshxhirimi.
Tashmë është e konfirmuar se dy ish-protagonistët e Big Brother VIP Kosova 2 janë bërë bashkë për një projekt të ri artistik, ku po sprovohen në aktrim. Në fotot e siguruara, fituesi i BBVK 2 shfaqet në një skenë kyçe, i ulur në gjunjë para Albës, por skenari rezervon një surprizë që na kthen pas në kohë.
Regjisori dhe fotografi Artan Korenica ka ndarë një moment nga monitori, duke zbuluar batutën e personazhit të Albës: “JO i tha @albanavukaj”.
Kjo replikë evokon menjëherë historinë e tyre brenda shtëpisë së famshme, ku refuzimi i Albës ndaj Lumbardhit ishte një nga temat më të diskutuara të edicionit të dytë.
Duket se regjia ka vendosur t’i vendosë dy protagonistët në një situatë “déjà vu”, duke rikthyer në mënyrë artistike dinamikën e tyre të njohur, por kësaj here brenda kornizave të një projekti profesional. /Prive By Liberta Spahiu

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...