Arne Slot ka dhënë një pasqyrë mbi reagimin e Mohamed Salah pasi u la në stol për ndeshjen e Liverpoolit kundër Sunderland dhe kjo tregon shumë.
Kjo është vetëm hera e dytë në nëntë sezonet e Salah te Liverpooli që ai nis dy ndeshje radhazi nga stoli.
Të mërkurën mbrëma, vetëm disa ditë pasi u hoq nga formacioni titullar në ndeshjen kundër West Ham, egjiptiani që nuk po kalon formë të mirë u la sërish në stol, këtë herë kundër Sunderlandit, që është ndër skuadrat më në formë.
Ishte një vendim që tërhoqi vëmendje nga Slot, i cili në formacion fillestar vendosi Cody Gakpo, Florian Wirtz dhe Dominik Szoboszlai, si dhe Alexander Isak, një tjetër lojtar që ende nuk po gjen ritmin këtë sezon.
Duke folur në intervistën para ndeshjes, Slot tha se Salah reagoi si një profesionist i vërtetë pasi u njoftua se do të ishte në stol.
“Unë luaj me të njëjtën skuadër, është një balancë mes vazhdimësisë dhe freskisë. Është e qartë se sonte kemi nevojë për të gjithë ekipin, sepse disa prej atyre që nisin nuk janë në gjendje të luajnë sërish 90 minuta. Më shumë se kurrë, sonte na duhen më shumë se 11 lojtarë”.
“Të gjithë lojtarët kanë mundësi të futen, Mo padyshim është një prej tyre. Është një gjë e mirë që kemi lojtarë si Mo të gatshëm në stol. Nuk kemi pasur një bisedë të gjatë. Folëm shumë pas ndeshjes me Frankfurtin, dhe tani jo aq shumë”.
“Ai reagon ashtu siç dëshiron, si një profesionist i madh. Stërvitet shumë mirë dhe është pozitiv ndaj shokëve të skuadrës”.
“Ai është një shembull kur luan, dhe tani është një shembull se si duhet të sillesh kur nuk luan”, ka deklaruar Slot./Telegrafi/
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...