Një skandal ka përfshirë futbollin shqiptar, me saktë Kategorinë e Parë. Klubi i Skënderbeut ka pohuar se trajneri dhe disa lojtarë të tyre janë dhunuar në stadiumin e Ilirisë së Fushë Krujës.
Skënderbeu udhëtoi drejt Fushë Krujës ku do të ndeshej me vendasit e Ilirisë në stadiumin “Redi Maloku”. Por, aty ka gjetur një reagim të dhunshëm nga ana e vendesve, sipas klubit korçar.
Në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale, Skënderbeu shkuan: “Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes”.
“Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll”.
“Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”, përfundon deklarata e bardhekuqëve.
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut