Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar të Vermicës kanë selektuar për kontroll një furgon, i cili pas vlerësimit fillestar është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte mallra për deklarim, shkruan Arbresh.info.
Kontrolli fizik ka zbuluar të kundërtën: në bagazhin e furgonit janë gjetur mallra të padeklaruara dhe të ndaluara, konkretisht eksplozivë, të paketuar në thasë dhe pako me peshë të përafërt rreth 300 kilogramësh.
Sipas Doganës, materiali ishte i fshehur dhe i kamufluar me pajisje peshkimi.
Malli i rrezikshëm është sekuestruar, ndërsa ndaj personit të dyshuar është iniciuar procedurë kundërvajtëse sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Rasti është dorëzuar te Policia Kufitare, e cila po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër