Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, që kërkonte të ketë përsëritje të votimit të balotazhit për kryetar të Mitrovicës.
Lidhur me këtë ka reaguar kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë në garën e tij për kryetar të komunës.
“Nga zemra, faleminderit të gjithëve që më keni dhënë mbështetje, besim dhe forcë në çdo hap. Çdo fjalë, çdo shikim dhe çdo dorë e shtrirë më ka dhënë energji për të vazhduar më tej”, ka shkruar Tahiri.
Ai është zotuar se do të vazhdoj të angazhohet në politikë për të dhënë kontributin e tij për të mirën e vendit.
“Çdo fjalë, çdo shikim dhe çdo dorë e shtrirë më ka dhënë energji për të vazhduar më tej. Unë jam i vendosur të angazhohem me gjithçka që kam, me ideal, sinqeritet dhe përkushtim për një lidership të ri, të drejtë dhe të udhëhequr nga dashuria për qytetarët dhe për vendin tonë. Mirënjohja ime është e pafund dhe rrugëtimi ynë vazhdon bashkë!”, ka shkruar Tahiri. /Arbresh.info
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...