Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Jugu, në vazhdën e veprimeve operativo/hetimore me qëllim të parandalimit të veprave penale, kanë zhvilluar hetime intensive lidhur me një person të dyshuar, për të cilin kishte dyshim të bazuar për përfshirje në veprën penale të ‘Fajdesë’ .
Në njoftim thuhet se më datën 19.11.2025 rreth orës 19:00 është arritur që të arrestohet personi i dyshuar R.G., (1988), i cili në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej.
Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e veprave penale, ruajtjen e rendit publik dhe jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë