Një moment tensioni u shënua sot në parlamentin shqiptar, kur opozita i ktheu shpinën kryeministrit, Edi Rama gjatë fjalës së tij.
Gjatë diskutimit, Rama u shpreh “dhe të ankoheni dhe të ktheni kurrizin nuk shkon, mor burrë. Më mirë shpina dhe fytyra juaj”.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë ironizoi Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
“Po edhe të ankoheni për ligjin dhe të më kthen mua kurrizin, nuk shkon mor burrë. Më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri ndaj shefit të tij, ndërsa zoti Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë, monopol. Unë do e quaja, besnik Flamur Noka. Niko është larg teje Flamur. Ky është opinion që mund ta diskutojmë. u ngacmova edhe nga një deputet tjetër. Është tjetër opinoni, dhe tjetër mendimi. Duhet të ndani opinionin nga akuzat”, theksoi ai./abcnews.al
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...
Kllokot, në prag të Kurban Bajramit ndalohet një person me d...
Një qytetari në Zubin Potok i priten drunjtë në pyll, aktivi...
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin