Toni Kroos ka folur në orët e fundit për Vinicius Jr., i cili këtë sezon është vënë më shumë se kurrë në pikëpyetje, dhe ka lënë disa deklarata befasuese. Gjermani, i cili gjithmonë është përpjekur ta ndihmojë brazilianin përballë kritikave, pranoi se shpesh sjelljet e numrit 7 e dëmtonin ekipin.
“Në ato momente, shpesh i thosha se ishte e mjaftueshme, sepse krijohej përshtypja se i gjithë ekipi po dëmtohej nga sjellja e tij. Është e kuptueshme që në një moment të caktuar ai bëhet i bezdisshëm, qoftë për një lojtar kundërshtar, një arbitër apo tifozët e ekipit rival. Si ekip, ndjen se tani gjithçka po kthehet kundër të gjithëve për faj të tij”, deklaroi legjenda madrilene në Icon League, shkruan BILD.
Përveç kësaj, Kroos ka tentuar gjithashtu ta bindë Viniciusin të përqendrohet te loja e tij, pasi është pikërisht ajo që e bën të veçantë, por jo gjithmonë ka pasur suksesin e dëshiruar.
“Shpesh përpiqesha ta qetësoja pak në fushë, por sidomos që të mos humbiste përqendrimin, sepse ndodhte ndonjëherë. I thosha shpesh: ‘Vinicius, ti je aq i mirë sa nuk të duhet fare kjo’”, shtoi gjermani.
Këto fjalë të Toni Kroosit, siç pritej, janë përhapur me shpejtësi, megjithatë ai gjithmonë do ta mbrojë, ashtu siç e bëri të qartë në podcast-in e tij pas El Clásicos.
“Kur bën një ndeshje të jashtëzakonshme, sidomos në një ndeshje të tillë, nuk je i lumtur kur të zëvendësojnë. Edhe mua nuk më ka pëlqyer kurrë të më nxirrnin nga loja. Por, për të qenë i sinqertë, kurrë nuk kam shkuar direkt në dhomat e zhveshjes. Gjithçka mund të gjykohet nga jashtë, por unë dua të kem parasysh diçka: në të vërtetë askush, përveç atyre që janë aty, në një El Clásico përpara 80.000 spektatorëve me rezultatin 2-1, nuk e di sa shumë dëshiron çdo lojtar të mos dalë nga fusha. Ato emocione, ata që gjykojnë në fund nuk mund t’i imagjinojnë. Shpesh. Shumica nuk janë në gjendje të vendosen në vendin tënd”, shpjegoi gjermani.
Kroos u pensionua nga Real Madridi dhe nga futbollit pas përfundimit të sezoni 2023/24./Arbresh.info
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...