Javën e ardhshme, Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Jihann Wadephul, do të vijë edhe në Kosovë në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.
“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se Ministri ynë i Jashtëm, Johann Wadephul, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme”, ka njoftuar ambasada gjermane në Kosovë.
“Udhëtimi i tij do të fillojë në Bosnjë dhe Hercegovinë të dielën dhe do të vazhdojë përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë në Kosovë të martën pasdite (18.11.25) përpara se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën”.
Në njoftim thuhet se ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në deytrë, Albin Kurtin.
“Ky udhëtim është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj së cilës ne mbetemi të përkushtuar”.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...