Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo)sot në Prishtinë organizon Forumin e Pestë të Sektorit të Ushqimit – Food Sector Forum 2025.
Edicioni i pestë i Food Sector Forum është platforma kryesore kombëtare që bashkon bizneset prodhuese vendore dhe blerësit ndërkombëtarë, politikëbërësit, donatorët dhe konsumatorët për të diskutuar të ardhmen e sektorit ushqimor në Kosovë.
Në Food Sector Forum 5, një panel i dedikuar do të trajtojë nga afër rrugëtimin e prodhuesve vendorë – nga mundësitë për rritje, deri te sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë në tregun lokal dhe ndërkombëtar.
“Ekspertë dhe përfaqësues të sektorit do të ndajnë përvojat e tyre mbi: rritjen e kapaciteteve prodhuese, qasjen në tregje dhe standardizimin, sfidat operative e financiare, si dhe mundësitë për inovacion dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim.
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi