Zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, mori pjesë në takimin e organizuar nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, me udhëheqësit ushtarakë të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Sipas njoftimit të FSK-së, takimi u zhvillua në një anije të Forcave Detare Britanike, ku u diskutua rëndësia e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolit të iniciativave të përbashkëta në përballimin e sfidave të sigurisë në rajon, transmeton Klankosova.tv.
Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë dhe efekti i agresionit në Ukrainë në këtë pjesë të Evropës, si dhe përballimi i emergjencave që po sfidojnë vendet, me theks të veçantë në nevojën për mbështetje ushtarake ndaj autoriteteve civile dhe koordinim të ngushtë ndërmjet vendeve të rajonit.
Në përmbyllje të takimit, pjesëmarrësit u pajtuan se mbështetja britanike dhe ndërmarrja e hapave konkretë në kuadër të iniciativave rajonale janë thelbësore për avancimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e një Ballkani më të sigurt dhe më stabil.
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...