Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale për çështjen e rezervave shtetërore, derisa ngreh habi se pse në këtë aktakuzë nuk është edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka akuzuar kryeministrin Kurti për, siç tha ajo, lejimin e një sërë vendimeve të dyshimta dhe tenderëve sekret gjatë mandatit të tij.
“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit, Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës,” – ka shkruar Bajrami, duke shtuar se “u befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës”.
Sipas saj, përgjegjësia politike dhe institucionale për rastet e tilla bie mbi kryeministrin, ndërsa ka theksuar se “të gjithë ata që e duan Republikën kanë probleme me Albin Kurtin”.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të kontraktimit të rezervave shtetërore të ushqimit në vitin 2022.
LEXO EDHE:
Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari
Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...