Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që parashikon rritjen e mbështetjes financiare për Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe operacionale të Forcave të Armatosura.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, një pjesë e rëndësishme e fondeve 1.9 miliard lekë (19 milionë euro) do të përdoret për nisjen e prodhimit të armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake “Made in Albania”, si dhe për financimin e projekteve në infrastrukturën kritike të mbrojtjes.
“Akti Normativ i jep buxhetit të Mbrojtjes mbështetjen e duhur për të forcuar kapitalin njerëzor dhe gjithë kapacitetet operacionale, për të nisur prodhimin e armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake “Made in Albania”, si dhe për të financuar projektet në infrastrukturën kritike”, ka shkruara ai në Vengu në Faxebook.
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...