Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras në Javën e dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Dueli i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet është mbyllur pa gola .
Të dy ekipet krijuan kanë pasur disa raste gjatë nëntëdhjetë minutave, por në fund asnjëra palë nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës.
Ky rezultat i mban prishtinasit në vendin e parë të renditjes me njëzet e gjashtë pikë, ndërsa Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e rrezikut, duke u renditur në pozitën e parafundit me vetëm dymbëdhjetë pikë.
Superliga vazhdon të dielën, ku në program janë edhe tri ndeshje të tjera të kësaj jave.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...