Një punëtor 34-vjeçar humbi jetën sot pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren.
Lidhur me rastin tragjik ka reaguar Inspektorati i Punës përmes një postimi në Facebook, ku thekson se ndaj subjektit afarist ku ndodhi aksidenti ishte inspektuar më herët dhe ishte urdhëruar ndalimi i përkohshëm i punimeve për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve të sigurisë në punë.
Por, pavarësisht kësaj, sipas Inspektoratit, kompania nuk e kishte respektuar vendimin, duke vazhduar aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Për këtë, ndaj saj ishte shqiptuar edhe një gjobë tjetër para se të ndodhte tragjedia.
“Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe shqyrtimit të rrethanave, është konstatuar se subjekti në fjalë kishte qenë më herët objekt i inspektimeve nga Inspektorati i Punës, në kuadër të aksioneve të ndërmarra në sektorin e ndërtimit në rajonin e Prizrenit. Gjatë inspektimit të fundit, për shkak të shkeljeve të rënda të dispozitave për siguri dhe shëndet në punë, ishte marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve dhe ishte shqiptuar gjobë ndaj subjektit. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi ligjor, subjekti nuk e kishte respektuar ndalimin dhe kishte vazhduar punimet në kundërshtim me urdhrin e inspektoratit, për çka i ishte shqiptuar edhe një gjobë tjetër”, shkroi Inspektorati.
Inspektorati po ashtu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e punëtorit të ndjerë.
“Ky rast tregon edhe njëherë rëndësinë e respektimit të vendimeve të Inspektoratit të Punës dhe të standardeve ligjore për siguri në punë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në reagim.
LEXO EDHE:
Vdes 34-vjeçari pasi ra nga skelet e një ndërtese në Prizren, arrestohet pronari kompanisë
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...