Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë bërë të ditur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes me thikë në lagjen e Kalasë.
I dyshuari, Kristo Mema (i njohur edhe si Kastriot Hoxha), 63 vjeç, u kap dhe u shoqërua në polici pasi u gjet i fshehur në zonën e “Shpellës së Memecit”, pranë kishës përballë Urës së Goricës.
Mema akuzohet se ka vrarë me mjet prerës Keli Hoxhën, një vizitor nga Tirana, pas një konflikti që, sipas burimeve paraprake, nisi për një sherr lidhur me xhiron me kalë në sheshin e Kalasë.
Informacioni i mëtejshëm mbi autorin zbulon një histori të rëndë penale: 63-vjeçari kishte vuajtur një dënim prej 25 vitesh burg në Greqi për vrasje, dënim të cilin e kishte shlyer.
Sipas detajeve të zbardhura nga gazetarja e RTSH, Anila Sefa, konflikti nisi kur Hoxha fotografoi një vajzë të vogël pranë një kali të lidhur në shtyllë. Pronari i kalit, autori i ngjarjes, kërkoi shpjegime dhe pagesë për foton. Pas një debati verbal, autori, Kristo Mema, e goditi viktimën me grusht.
Kur 42-vjeçari iu kundërpërgjigj fizikisht, Mema nxori thikën dhe e goditi disa herë në trup. Asnjë nga personat e pranishëm nuk arriti të ndërhynte për të ndalur sulmin. I plagosuri rëndë, Keli Hoxha, u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve./rtsh
LEXO EDHE:
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...