Go+ Peja ka arritur të shënoj fitoren e parë pas tri ndeshjeve në ENBL, duke e mposhtu skuadrën bullgare Spartak Pleven me rezultat 96-81.
Pejanët e nisën lojën me dominim duke e mbyllur çerekun e parë me rezultat 28-9, shkruan Arbresh.info.
Më pas periudha e dytë u mbyll baras 25-25. Kurse në çerekun e tretë sërish ishin pejanët më të mirë duke e fituar 29-22.
Bullgarët u dalluan vetëm në çerekun e fundit ku fituan 25-14, dhe e zvogëluan pak disavantazhin.
Më i dalluari në fitoren e parë të pejanëve ishte Fletten me 21 pikë, teksa me nga 13 sosh luajtën edhe Hajdari, Johnson e Malaj.
Kurse tek mysafirët u dalluan Brown me 19 pikë dhe Sotriov që shtoi 18 tjera.
Kjo është humbja e parë e bullgarëve në ENBL, ku pas tri ndeshjeve kanë dy fitore e një disfatë.
Peja ndeshjen e radhës e luan ndaj Dziki Warszaëa./Arbresh.info
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...