Ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben-Gvir, i bëri thirrje kryeministrit, Benjamin Netanyahu që të nisë operacione të reja për të siguruar shkatërrimin e Hamasit.
Thirrjet e Ben-Gvir vijnë pasi Hamasi respektoi pjesërisht marrëveshjen për shkëmbimin e trupave të të rënëve, të kapurve dhe ushtarëve izraelitë.
“Fakti që Hamas vazhdon të luajë lojëra dhe nuk dorëzon menjëherë të gjitha trupat e të vdekurve tanë, vetë dëshmon se ajo organizatë terroriste ende ekziston”, deklaroi ai.
Ministri dhe disa politikanë konservatorë pothuajse çdo ditë bëjnë thirrje për një përgjigje më të ashpër ndaj Hamasit, duke kërkuar nga Netanyahu një qasje të pamëshirshme.
“Tani nuk duhet t’i nxjerrim një çmim Hamasit për shkeljet. Ne duhet t’i kërkojmë vetëm të mos ekzistojë më dhe ta shkatërrojmë plotësisht, njëherë e përgjithmonë dhe në përputhje me qëllimin kryesor”, shtoi Ben-Gvir.
Konservatorët izraelitë përpiqen të paraqesin përplasje sporadike midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite si shkelje të armëpushimit, me qëllim të legjitimojnë operacione të reja ushtarake dhe shkatërrime të reja të infrastrukturës civile. /Telegrafi/
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit