Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi provincën Balikesir të Turqisë vonë të hënën, me dridhje të ndjera në Stamboll dhe qytete të tjera, tha agjencia e emergjencave të vendit.
Tërmeti ndodhi në orën 22:48 sipas orës lokale (19:48 GMT), tha Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), shkruan TRT World transmeton Arbresh.info
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.
Tërmeti pati një thellësi prej 5.99 kilometrash dhe u ndje në provincat përreth, përfshirë Stambollin.
“AFAD dhe institucione të tjera relevante kanë filluar inspektimet në terren dhe raportet po shqyrtohen me kujdes”, tha nënpresidenti turk Cevdet Yilmaz në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...