Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shpalosur pllaka përkujtimore e Ukë Bytyçit, në 23-vjetorin e vrasjes së tij.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i cili ka treguar se shpalosja e kësaj pllake është bërë bashkë me gruan e të ndjerit, Kimeten, fëmijët Shqipen dhe Flamurin si dhe bashkëveprimtarët politikë.
Abdixhiku thotë se Uka është vendosur aty ku e meriton, pranë bashkëveprimtarëve të mëdhenj të kauzës kombëtare: Enverit, Xhemës, Shabanit, Ismetit e Nekibes – në Koridorin e Kujtesës.
“Jeta e tij është rrëfimi i një brezi që e deshi Kosovën me punë, me guxim dhe me përkushtim të pashoq. Nga demonstratat e ‘81-shit, në themelimin e LDK-së, në organizimin e rezistencës, në luftën për liri në Zonën Operative të Pashtrikut, dhe në drejtimin e Suharekës si kryetar komune, Ukë Bytyçi mbetet shembull i njeriut që jetoi për idealin e lirisë dhe për shërbimin ndaj qytetarëve”, shkruan ai.
Bytyçi u vra më 27 tetor 2002, vetëm një ditë pas fitores së tij të dytë zgjedhore.
“Sot, LDK-ja e nderon e kujton me mirënjohje të thellë një prej bijve të saj më të denjë, një simbol të qëndresës dhe të dashurisë për Kosovën. Lavdi jetës dhe veprsës së Ukë Bytyçit”, tha ai./Arbresh.info/
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...
Numërohen 11% e votave për deputetë, këta janë më të votuari...