Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në një udhëtim zyrtarë në Riad.
Sipas njoftimit të Presidencës, ajo ka arritur tashmë Riad, ku është pritur me nderime ushtarake, raporton Arbresh.info.

Presidentja Osmani ka arritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).

“Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rend...