Të paktën katër persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në protestat e opozitës në kryeqytetin tregtar të Kamerunit, Douala, të dielën, sipas ekipit të fushatës së kandidatit presidencial Issa Tchiroma, i cili po kërkon të rrëzojë udhëheqësin veteran Paul Biya.
Tchiroma bëri thirrje që protestat të kërkojnë që rezultatet e votimit të 12 tetorit të respektohen, një ditë para se të shpallet rezultati.
Ndryshe, qindra mbështetës të opozitës barrikaduan rrugët dhe dogjën goma në kryeqytetin tregtar të Kamerunit të dielën, ndërsa protestat u intensifikuan një ditë para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe “topa uji” për të shpërndarë turmat e mbështetësve të kandidatit të opozitës Issa Tchiroma.
Ata thonë se ai mundi udhëheqësin veteran Paul Biya në votimin e 12 tetorit dhe kanë akuzuar autoritetet se po përgatiten të manipulojnë zgjedhjet.
Protestat janë ndezur në disa qytete pasi rezultatet e pjesshme të raportuara nga media lokale treguan se Biya, 92 vjeç, ishte në rrugën e duhur për të fituar.
Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për parregullsi dhe i ka nxitur njerëzit të presin rezultatin.
Biya është sundimtari më i vjetër në detyrë në botë dhe ka qenë në pushtet në Kamerun që nga viti 1982. Një mandat tjetër shtatëvjeçar mund ta mbajë atë në pushtet deri në moshën gati 100 vjeç.
Ndërsa Tchiroma, një ish-ministër dhe dikur aleat i Biyas, ka thënë se fitoi dhe se nuk do të pranojë asnjë rezultat tjetër. /Telegrafi/
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...