Një person ka shpërthyer një pajisje plasëse në një stacion treni në veri të Ukrainës, duke vrarë veten dhe tre të tjerë, thanë zyrtarët.
Tre gra – një roje kufitare dhe dy civile – u vranë gjatë shpërthimit që ndodhi gjatë kontrollit të dokumenteve në një platformë pranë një treni, thanë rojet kufitare ukrainase përmes një deklarate.
“Shpërthimi u krye nga një burrë gjatë kontrollit të dokumenteve në një zonë kufitare në stacionin hekurudhor Ovruç”, në rajonin e Zhitomirit, thanë rojet kufitare ukrainase.
Personi që kreu shpërthimin, 23 vjeç, vdiq nga plagët e marra teksa po trajtohej në një autoambulancë, thanë autoritetet.
Mediat ukrainase raportuan se ai shpërtheu një granatë, por nga Ministria e Brendshme e Ukrainës nuk kanë konfirmuar se çfarë lloj pajisje plasëse u përdor.
Shërbimi i rojeve kufitare ukrainase tha se personi që dyshohet se e kreu shpërthimin “së voni ishte arrestuar për shkak se kishte tentuar të shkelte kufirin shtetëror në pjesën perëndimore” të Ukrainës./rel
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...