Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit, pritet të rikthehet Gjon Shkambi, por këtë herë si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë e vendosur nga shkalla e parë.
Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.
Sipas të dhënave, seanca do të nisë në orën 10:00, me gjyqtar relator Genti Shalën.
Ndërkohë, autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat.
Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se vrasja e gjyqtarit ndodhi më 6 tetor kur Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba në sallën e gjyqit ndaj Astrit Kalaja menjëherë sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes Shkambi për një çështje prone.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur./euronews.al
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...