Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH tha se duhen të paktën 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, ndërsa theksoi se situata e urisë mbetet katastrofike.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se në Gaza nuk ka spitale plotësisht funksionale. Ai theksoi se vetëm 14 nga 36 spitale janë në funksion. Ghebreyesus shtoi se ka një mungesë të madhe të ilaçeve dhe personelit thelbësor shëndetësor në Gaza.
“Ndihma humanitare që hyn në Rripin e Gazës është e pamjaftueshme dhe nuk e ka përmirësuar situatën në enklavën palestineze të goditur nga uria. Uria është ende e pranishme pasi nuk ka hyrë ushqim i mjaftueshëm në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit dhe situata mbetet katastrofike”, theksoi ai.
Në të njëjtën kohë, për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Rripin e Gazës dy javë më parë, OBSH ka evakuuar fëmijë të sëmurë rëndë, si dhe fëmijë të tjerë të plagosur, në vende të sigurta.
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...