Bayern Munich ka dalë fitues nga Klassiker-i i 113-të në histori të Bundesligës, duke mposhtur Borussia Dortmundin 2-1 dhe duke barazuar rekordin gjerman të vetë Dortmundit me 11 fitore radhazi në të gjitha garat në fillim të sezonit.
Që nga minuta e parë, skuadra e Vincent Kompany dominoi plotësisht ndeshjen duke marrë në fund tre pikët.
Me këtë rezultat, Bayern ruan serinë më të gjatë pa humbje në pesë ligat më të forta të Evropës, ndërsa Dortmundi mbetet shtatë pikë prapa rivalëve të përjetshëm. Po ashtu, kjo fitore i jep fund një serie prej tre ndeshjesh pa fitore të Bayern-it ndaj Dortmundit.
E me 11 fitore në 11 ndeshje radhazi, Bayerni ka arritur të thyej rekordin e Borussia Dortmund në vitin 2015, kur verdhezinjtë morën 11 fitore radhazi.
Pas shtatë ndeshjeve në Bundesliga, bavarezët janë në krye të kampionatit me 21 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt RB Leipzig. /Telegrafi/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot