Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi këtë mëngjes se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe procesi i votimit për Zgjedhjet Lokale po zhvillohet pa probleme.
Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.
Votimi po zhvillohet në 3,474 qendra votimi, ku 1,832,415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetar bashkie dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë.
Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, personat e sëmurë dhe të pafuqishëm dhe personat në azile pleqsh.
KSHZ njoftoi se do të shpallë vëzhgimet e para mbi rrjedhën e votimit dhe pjesëmarrjen në një konferencë për shtyp në orën 9:30 të mëngjesit./alsat.mk
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...