Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e quajti Sali Berishën “dhëndër të Serbisë” gjatë një debati në Parlament ku tema kryesore ishte Kosova.
“Si ka mundësi që gjithmonë je përfshirë në sulme personale të ulëta kundër komandantit dhe Presidentit Thaçi. Si ka mundësi nuk e ke nxjerrë kurrë nga goja një fjalë për komandantët që mbahen peng në Hagë”, tha Balla, përcjell a2cnn.
Balla tregoi edhe një episod që i kishte ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri të javës së kaluar, të cilën e kishte ndjekur në stadium.
“Për habinë time, për habinë e plot miqve të tjerë me të cilët isha në Leskovc para tri ditësh, tifozët serbë, kur donin të na shanin, na thirrnin Sali Berisha, Sali Berisha. Një gazetar që ishte pranë meje ia tregoi dhe e mori në telefon dhe i thotë, “mor Doktor, çfarë kanë këta tifozët serbë që thërrasin emrin tënd?”. E thërrasin se Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësi”, tha ai.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...