Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton se ka përfunduar me sukses operacioni për gjetjen e një personi që ishte raportuar i zhdukur në Novobërdë.
Në njoftim thuhet se Shaban Isufi nga fshati Llabjan është gjetur shëndosh e mirë.
“Operacioni i kërkimit për personin e humbur Shaban Isufi nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, ka përfunduar me sukses. Personi është gjetur shëndosh e mirë pas angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me Policinë Rajonale të Gjilanit, Qendrën e Situatave dhe qytetarët vullnetarë. Falënderojmë të gjitha strukturat e përfshira dhe komunitetin lokal për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë operacionit”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Humb një person në Novobërdë, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nis kërkimin e tij
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë