Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Dubravë të Ferizajt ku dyshohet se është rrahur brutalisht ish-deputeti Danush Ademi.
Në pamjet e publikuara në media, shihet se si Ademi sulmohet nga një numër i madh i njerëzve.
Rastin për Arbresh.info edhe nga Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.
“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30 Fshati Dubravë, Komuna e Ferizajt Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër,ankuesin – mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar ” Sulm””, tha Veseli./Arbresh.info/
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës