Kryetari i KQZ-së: Deri më tani nuk janë raportuar parregullsi që cenojnë integritetin e zgjedhjeve
Procesi i votimit në zgjedhjet e sotme po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa ndonjë incident apo parregullsi që do të mund të cenonte integritetin e zgjedhjeve. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke u mbështetur në informacionet e siguruara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se trupa zgjedhore në terren dhe institucionet përgjegjëse janë në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në, me qëllim të sigurimit të një procesi të mbarë dhe në përputhje me ligjin dhe rregulloret zgjedhore.
Sipas të dhënave preliminare të përpunuara nga rreth 94% e vendvotimeve, deri në orën 11:00 kanë votuar 158,691 qytetarë, apo 7.84% e numrit të përgjithshëm të votuesve, që është 2,025,105.
Në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja në këtë orë është pak më e ulët. Atëherë, deri në orën 11:00 kishin votuar 152 mijë qytetarë, që përbënte 8.2% të trupës votuese prej 1,885,448 votuesve.
KQZ ka bërë të ditur se të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve sipas komunave dhe qendrave të votimit mund të gjenden në ueb-faqen zyrtare të institucionit.
Për më tepër, KQZ ka paralajmëruar se në orën 13:00 do të përditësohen të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, ndërsa konferenca e tretë për media nga ky institucion do të mbahet në orën 15:30.
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...