Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bllacë të Suharekës, ku dyshohet se tre arinj kanë hyrë në pronën e një personi dhe i kanë dëmtuar 35 koshere bletësh.
Sipas banorëve, ditë më parë arinjtë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 08.10.2025, pas pranimit të një informacioni, Policia ka ftuar një banor të fshatit Bllacë të Suharekës, i cili ka raportuar se më datë 04.10.2025, dyshohet që tre arinj kanë hyrë në pronën e tij dhe i kanë dëmtuar rreth 35 kosherë bletësh. Sipas deklaratës së qytetarit, para disa ditësh, arinjtë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat. I njëjti ka shprehur shqetësimin e tij se prania e arinjve mund të paraqesë rrezik edhe për bagëtitë dhe për njerëzit”, tha Bytyqi.
“Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është vlerësuar që policia të mbajë shënim për rastin dhe të ftojë qytetarët të kenë kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara apo afër vendbanimeve ku mund të paraqiten kafshë të egra. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të monitorojë situatën dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për sigurinë e qytetarëve”, tha tutje në konfirmim Bytyqi./Arbresh.info
Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga Ura e Dajlanit, h...
Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për pres...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Diell dhe temperatura me minus, si do të jetë moti sot?
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...