Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj një edukatoreje të një çerdheje në komunën e Lipjanit, e cila dyshohet se ka shkaktuar lëndime trupore ndaj një fëmije vetëm një vjeç.
Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se edukatorja është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, me urdher te prokurorit te shtetit eshte ndaluar per dyzet e tete (48) ore e dyshuara per shkak te vepres penale “Lendim i lehte trupor” nga neni 185 te KPRK-se. Aktualisht prokurori i shtetit eshte duke e trajtuar si dhe duke ndermarre te gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore”, deklaroi Shala.
Arrestimi i edukatores u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja Flora Ahmeti tha se pas përfundimit të disa veprimeve hetimore, e dyshuara është ndaluar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Një fëmijë lëndohet në një çerdhe në Lipjan, policia interviston edukatoren
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...