Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore të hënën në një çerdhe në Lipjan.
Pas paraqitjes së rastit nga familjarët në stacionin policor, Policia e Kosovës ka iniciuar hetimet për lëndim trupor.
Sipas familjarëve, fëmija është rrëzuar gjatë kohës sa ishte nën kujdesin e edukatores, për të cilën pretendojnë se e ka shtyrë, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Arbresh.info se rasti është hapur dhe po trajtohet në procedurë të rregullt, sipas udhëzimeve të prokurorit të shtetit.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, ka thënë ajo./Arbresh.info
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...