Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë Celsius.
Nga e enjtja pritet stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të vlerave termike, si në temperaturat minimale ashtu edhe ato maksimale.
Në fundjavë, sipas IHKM-së moti parashihet më i qëndrueshëm, me kushte të favorshme për veprimtari bujqësore dhe udhëtime.
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...
Numërohen 11% e votave për deputetë, këta janë më të votuari...