Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë javën që po lëmë pas në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili bashkoi 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti në Kopenhagen të Danimarkës.
Samiti i radhës në Danimarkë u mbajt pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
Në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal tek ky zhvillim duke theksuar se pas Tiranës edhe në Danimarkë “ishim përsëri pjesë aktive e bisedimeve për të ardhmen e kontinentit, të barabartë mes të barabartësh teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
“Kemi hapur 28 kapituj të negociatave dhe mbeten 5 të fundit që besojmë se do t’i hapim brenda këtij viti, ndërkohë që vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka shkon në vazhdën e një ecurie rekord të këtij procesi”, u shpreh Rama./atsh.al
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh